Ambasadori amerikan uron kosovarët, shpresojmë të punojmë me Qeverinë e re

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për daljen në zgjedhje dhe ka thënë se ata kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen.

Ai ka thënë se Amerika qëndron në krahë të Kosovës duke shpresuar në bashkëpunim me qeverinë e re, në momentin që formohet.

Urime qytetarëve të #Kosovës, të cilët kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen. Amerika qëndron me Kosovën – dhe ne shpreosjmë të punojmë me qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkëta të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit.

RAPORTO