Aliu: Kemi zëvendësuar të gjitha shenjat serbe në qirilicë me ato konform ligjeve të Kosovës

14.03.2024

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bëre të ditur se kanë larguar të gjitha shenjat serbe të komunikacionit në qirilicë, duke i zëvendësuar ato më shenja zyrtare dhe konfrm ligjeve të Kosovës.

Aliu: Kemi zëvendësuar të gjitha shenjat serbe në qirilicë me ato konform ligjeve të Kosovës Foto: Ilustrim

Aliu gjithashtu theksojë se do të vazhdojnë të zëvendësojnë të gjitha shenjat, në ato zyrtare.

Postimi i plotë:

Si MMPHI kemi marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojmë të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë në qirilicë, duke zëvendësuar me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës.

Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave.