Albulena Haxhiu përkujton masakrën e Rezallës: Krimet nuk do të harrohen, drejtësia mbetet obligim

05.04.2026

U.d. presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar përvjetorin e masakrës së 5 prillit 1999 në fshatin Rezallë, duke e cilësuar atë si një nga krimet më të rënda të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Albulena Haxhiu përkujton masakrën e Rezallës: Krimet nuk do të harrohen, drejtësia mbetet obligim Foto: Ilustrim

Përmes një postimi publik, ajo theksoi se në atë ditë, forcat e regjimit serb zbatuan një plan të qartë për shfarosjen e popullsisë shqiptare, ku u ekzekutuan civilë të pafajshëm nga mosha 13 deri në 90 vjeç.

Sipas saj, burra dhe djem u nxorën me forcë nga shtëpitë e tyre dhe u pushkatuan.Haxhiu gjithashtu theksoi se, në përpjekje për të fshehur krimin, trupat e viktimave u rrëmbyen dhe u zhvendosën në varreza masive në territorin e Serbisë.

Ajo nënvizoi se e vërteta për këto krime nuk do të lejohet të zhduket dhe se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë angazhimin për drejtësi dhe zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Në përvjetorin e kësaj ngjarjeje tragjike, u.d. presidentja shprehu nderim të thellë për të gjithë të rënët për lirinë e vendit, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet themel i shtetit të Kosovës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More