Albena Reshitaj bën thirrje për unitet politik

05.11.2022

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albena Reshitaj, ka folur në emër të masës që përfaqëson në Kuvned, duke bërë thirrje që të ketë unitet politik në situatën e krijuar së fundmi në Veri. Reshitaj thotë se nuk do të donte të kishte përçarje politike në këto momente. Ajo shton se është i nevojshëm […]

Albena Reshitaj bën thirrje për unitet politik Foto: Ilustrim

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albena Reshitaj, ka folur në emër të masës që përfaqëson në Kuvned, duke bërë thirrje që të ketë unitet politik në situatën e krijuar së fundmi në Veri.

Reshitaj thotë se nuk do të donte të kishte përçarje politike në këto momente.

Ajo shton se është i nevojshëm angazhimi i të gjithëve për të parë se si mund të lëvizin përpara në trajtimin e tensioneve të mundshme eventuale.

“Nuk do të doja të ndodhte edhe pëqarja e spektrit tonë politik, pikërisht në këto momente. Sërish po e them, na nevojitet një pjekuri politike dhe një angazhim i përbashkët i të gjithëve për të parë se si mund të lëvizim përpara edhe për t’i trajtuar tensionet e mundshme eventuale që mund të krijohen në veri të Kosovës.

Tashmë ne njohim politikën dhe protagonistin e gjithë kësaj situate historikisht, dhe nuk befasohemi aspak. Ideja është që ta trajtomë më mirë dhe të mundohemi ta privojmë një mundësi të tillë të një tensioni, i cili mund të shkaktojë situata që do të krijonin një destabilizim apo nëse është edhe strategji e tyrë për të krijuar diqka të tillë, ne duhet ta nuhasim më herët dhe të veprojmë me kohë. Mesazhin e njejtë e kam dhënë edhe në një intervistë ditë më parë” deklaroi Reshitaj.