Albana Bytyqi: Vajzat dhe gratë e Suharekës janë forca që e mbajnë shoqërinë tonë gjallë
Kandidatja për deputete nga AAK, Albana Bytyqi, ka ndarë një mesazh vlerësimi për qytetarët e Suharekës, me theks të veçantë për gratë dhe vajzat që, sipas saj, çdo ditë përballen me sfida e sakrifica për familjen dhe të ardhmen e tyre.
Foto: Ilustrim
Bytyqi ka thënë se Suhareka ka njerëz punëtorë, zemërbardhë dhe të përkushtuar, të cilët jetën e ndërtojnë me mund, dinjitet dhe dashuri për familjen.
Ajo ka veçuar rolin e grave dhe vajzave, duke i cilësuar si shtyllë të fortë të shoqërisë. Sipas saj, janë vajzat që studiojnë, punojnë, ndihmojnë familjet dhe mbajnë përgjegjësi të mëdha, por që nuk heqin dorë nga ëndrrat dhe synimet e tyre.
Kandidatja e AAK-së me numrin 6 ka theksuar se përkushtimi, guximi dhe sakrifica e grave të Suharekës meritojnë respekt dhe mbështetje të vazhdueshme.
