Aksion i Policisë në disa lokacione, Sveçla: Përfundon epoka e strukturave paralele në Kosovë
para 28 dite
Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në dhjetëra lokacione për mbylljen e strukturave paralele serbe.
Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.
“Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës. Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale”, ka shkruar ai krahas një videoje ku shfaqet bashkë me ministrin Elbert Krasniqi.