Aksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën një motoçiklist
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Devë të komunës së Gjakovës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes, një person i gjinisë mashkull, i moshës madhore, ka humbur jetën pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve. Vdekja e tij është konstatuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila tha se njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.
Aksidenti është raportuar rreth orës 13:40, ndërsa policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, për të shmangur ngjarje të tilla tragjike.