AKK: Qeveri mos i bllokoni komunat – zgjidheni problemin e grevës

30.08.2022

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që problemi rreth grevës në arsim dhe administratë të zgjidhet në nivel nacional, sepse ky problem është nacional e jo lokal. Këtë e ka bërë të ditur AKK përmes një postimi në Facebook, pas mbajtjes së mbledhjes së bordit, derisa ka cekur se ky problem nuk mund të zgjidhet […]

AKK: Qeveri mos i bllokoni komunat – zgjidheni problemin e grevës Foto: Ilustrim

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që problemi rreth grevës në arsim dhe administratë të zgjidhet në nivel nacional, sepse ky problem është nacional e jo lokal.

Këtë e ka bërë të ditur AKK përmes një postimi në Facebook, pas mbajtjes së mbledhjes së bordit, derisa ka cekur se ky problem nuk mund të zgjidhet nëpër komuna veç e veç.

Bordi i AKK-së ka thënë se është jashtë çdo norme dhe logjike kërkesa dhe presioni i Qeverisë për të marrë listën e punëtorëve grevist përmes shkresave dhe inspektorëve te arsimit.

Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të mos bëjë presion për të siguruar këto lista dhe të ulet e bisedojë me sindikatat përkatëse, në mënyrë që mos të pësojnë edhe më tutje nxënësit dhe qytetarët.

Postimi i plotë:

AKK: QEVERI MOS I BLLOKONI KOMUNAT-ZGJIDHENI PROBLEMIN E GREVËS

Bordi i AKK-së kërkon që problemi rreth grevës në arsim dhe administratë të zgjidhet në nivel nacional, sepse ky problem është nacional e jo lokal.

Zgjidhja e këtij problemi nuk mund të bëhet nëpër komuna veç e veç. Bordi i AKK-së kërkon që sa më parë palët e involvuara në këtë çështje të fillojnë dialogun në mënyrë që të mos pësojnë nxënësit dhe qytetarët duke mos pranuar shërbime nëpër komuna e në veçanti tash kur është urgjente legalizimi i objekteve pa leje sepse afati përfundon më 04 shtator 2022 si dhe shërbimet urgjente ndaj diasporës tonë të nderuar e që iu nevojiten për udhëtim.

Bordi i AKK-së konsideron që kompetencat sa i përket punëtorëve arsimor (parauniversitar) u takojnë komunave dhe për këtë arsye kërkojnë që presioni i Qeverisë për të marrë listën e punëtorëve grevist përmes shkresave dhe inspektorëve te arsimit është jashtë çdo norme dhe logjike.

Komunat i kanë kompetencat e tyre vetanake të dhëna në ligjin mbi vetëqeverisje lokale dhe QEVERI mos bëni presion mbi zyrtar komunal për sigurimin e listave të punëtorëve grevist. Kompetencat që burojnë nga ligji për vetëqeversije lokale janë duke u ushtruar edhe në këtë çështje.

AKK edhe njëherë i bënë thirrje qeverisë që urgjentisht të ulet e të bisedojë me sindikatat përkatëse, në mënyrë që mos të pësojnë edhe më tutje nxënësit dhe qytetarët.