AKK harton projekt statutin e ndërmarrjes publike lokale “Stacioni i Autobusëve”

05.11.2021

Ky Statut do të iu shërbejë si akti më i lartë juridik i të gjitha komunave të cilat kanë N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” nën menaxhimin e tyre. Po ashtu ku model-Statut do të ju shërbejë edhe Komunave që në ardhmen planfikojnë të themelojnë N.P.L. Stacioni i Autobusëve, themelimin e të cilave iu mundëson Ligji për […]

AKK harton projekt statutin e ndërmarrjes publike lokale “Stacioni i Autobusëve” Foto: Ilustrim

Ky Statut do të iu shërbejë si akti më i lartë juridik i të gjitha komunave të cilat kanë N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” nën menaxhimin e tyre.

Po ashtu ku model-Statut do të ju shërbejë edhe Komunave që në ardhmen planfikojnë të themelojnë N.P.L. Stacioni i Autobusëve, themelimin e të cilave iu mundëson Ligji për Ndërmarrjet Publike, konkretisht neni 6 i Ligjit Nr.04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.03/L -087 për Ndërmarrjet Publike.

Njëri ndër kushtet kryesore për t’u themeluar dhe regjistruar në Agjencionin për Regjistrimin e Bisneseve të Kosovës duhet që N.P.L. ta ketë Statutin si aktin më të lartë themeltar, andaj për këtë arsye AKK-ja mori iniciativën dhe përmes grupit punues hartojë këtë model-statut.

Për të funksionuar një ndërmarrje publike lokale Stacioni Autobusëve duhet ta ketë aktin juridik themeltar si dhe aktet tjera nënligjore të cilat do të jenë të listuara si më poshtë:
– Statuti i Ndërmarrjes,
– Organogrami apo Struktura Organizative e N.P.L.
– Rregullorja për themelimin e mardhënjës së punës për stafin,
– Rregullorja për funksionimin e Bordit të Drejtorëve,
– Rregullorja për masat disiplinore,
– Rregullorja për orarin e punës,
– Rregullorja për sistematizimin dhe përshkrimin e vendeve të punës,
– Kodi i Etikës.

Ku projekt-Statut do të përkthehet në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe do të ju shpërndahet të gjitha komunave të Kosovës.

Asociacioni i Komunave të Kosovës në kuadër të mandatit, kompetencave dhe përgjegjësive që ka është i gatshëm që çdo here të iu ndihmojë komunave në hartimin e dokumenteve të rëndësishme me qëllim që komunat të jenë sa më efikase në ofrimin e shërbimeve në raport me qytetarët.