AIP – Kompanive Publike: Mbrojini të dhënat personale të qytetarëve gjatë shpërndarjes së faturave

07.03.2024

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga Kompanitë Publike mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë procesit të shpërndarjes së faturave

AIP – Kompanive Publike: Mbrojini të dhënat personale të qytetarëve gjatë shpërndarjes së faturave Foto: Ilustrim

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në kuadër të sigurimit të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka kërkuar nga Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale që ofrimin e shërbimeve për qytetarët (shpërndarjen e faturave) ta realizojnë në formatin që garanton mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve nga ekspozimi dhe qasja e paautorizuar.

“Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale janë të obliguara të sigurojnë masat e duhura të sigurisë me rastin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët (shpërndarjes së faturave) dhe të vendosin masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm ndaj rreziqeve të mundshme të keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, kërkesa e Agjencisë drejtuar Ndërmarrjeve Publike Qendrore dhe Lokale është bërë pas takimeve informuese të realizuara me Kryeshefat Ekzekutiv dhe Kryesuesit e Bordeve të institucioneve.

“Për të plotësuar kërkesën ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, konform Ligjit  Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen të Dhënave Personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga Kompanitë Publike që të ndërmarrin veprime deri 30 Qershor 2024.

Kërkesa e Agjencisë për Informim dhe Privatësi është dërguar në Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale: Ndërmarrja Publike Qendrore ‘’KEDS’’, Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘’Prishtina’’ Prishtinë, Ndërmarrja Publike “Termokos”, Sh.A, në Prishtinë, Ndërmarrja Publike ‘’Hidromorava’ ’Gjilan, Kompania Rajonale ‘’Hidrodrini ’’Pejë, Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘’Bifurkacioni’’Ferizaj, Kompania Regjionale e Mbeturinave & quot;Pastrimi" Sh.A- Prishtinë, Kompania Rajonale për Mbeturina ‘’Ekoregjioni’’ sh.a në Prizren, Kompania Rajonale për Mbeturina N.P.L ‘’Higjiena’’, në Deçan, Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit ‘’Mitrovica’’ në Mitrovicë, Kompania Rajonale për Mbeturina ‘’Çabrati’’ në Gjakovë, Kompania Rajonale për Mbeturina ‘’Ecohigjiena’’ në Gjilan, Kompania Rajonale për Mbeturina ‘’Pastërtia’’ në Ferizaj Kompania Rajonale për Mbeturina “Ambienti SHA në Pejë dhe Kompania Regjionale e Ujësjellësit’’KRU Hidroregjioni Jugor’’sh.a, në Prizren”, thuhet ndër të tjera në njoftim.