Ahmeti: Vërshimet e fundit të jenë mësim për institucionet qendrore dhe lokale

25.01.2021

Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti ka thënë se vërshimet e fundit që ndodhen në Kosovë, do duhej të ishin një mësim i mirë për institucionet në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale. Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se këto vërshime shpërfaqen mangësi të shumta, organizative, menaxhuese dhe […]

Ahmeti: Vërshimet e fundit të jenë mësim për institucionet qendrore dhe lokale Foto: Ilustrim

Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti ka thënë se vërshimet e fundit që ndodhen në Kosovë, do duhej të ishin një mësim i mirë për institucionet në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se këto vërshime shpërfaqen mangësi të shumta, organizative, menaxhuese dhe operacionale.

Ai më tej thekson se ka mungesë të planifikimeve dhe mungesë të burimeve dhe kjo e zvogëlon efektivitetin e reagimit në raste të tilla.

“Duhet të intensifikohet puna e vazhdueshme preventive dhe parandaluese në rregullimin e shtretërve të lumenjve, kanaleve të hapura dhe përroskave, po ashtu edhe në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore në vendet urbane, në mënyrë që të pakësohet mundësia e vërshimeve sa herë që kemi reshje më të theksuara”, shkruan Ahmeti.

Sipas tij, po ashtu duhet të ketë koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve përgjegjëse, si dhe të mbahen ushtrime dhe simulime të rregullta të këso lloj situatave, në mënyrë që në të ardhmen reagimi të jetë i plotë dhe profesional.

Ndryshe, para dy jave vendi është përballur me vërshime. Dëme kanë pësuar shumë komuna, ndër të cilat janë Suhareka, Fushë Kosova, Drenasi, Gjakova, Kamenica, Vushtrria etj.

Shkrimi i plotë:

Vërshimet e fundit që ndodhen në Kosovë, do duhej të ishin një mësim i mirë për institucionet në Kosovë, si ato qëndrore ashtu edhe ato lokale. Këto vërshime shpërfaqen mangësi të shumta, organizative, menaxhuese dhe operacionale.

Ka mungesë të planifikimeve dhe mungesë të burimeve dhe kjo e zvogëlon efektivitetin e reagimit në raste të tilla.

Duhet të intensifikohet puna e vazhdueshme preventive dhe parandaluese në rregullimin e shtretërve të lumenjëve, kanaleve të hapura dhe përrockave, po ashtu edhe në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore në vendet urbane, në mënyrë që të pakësohet mundësia e vërshimeve sa herë që kemi reshje më të theksuara.

Gjithashtu, duhet të ketë koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve përgjëgjese, si dhe të mbahen ushtrime dhe simulime të rregullta të këso lloj situatave, në mënyrë që në të ardhmën reagimi të jetë i plotë dhe profesional.