Afër 10 mijë vizitor të huaj qëndruan në hotelet e Prizrenit gjatë muajit gusht

08.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin gusht 2022. ASK-ja njofton se në gusht 2022, pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës dhe thekson se numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në këtë muaj ishte 60 952, prej tyre […]

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin gusht 2022.

ASK-ja njofton se në gusht 2022, pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës dhe thekson se numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në këtë muaj ishte 60 952, prej tyre 29.50% ishin vendorë dhe 70.50% të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 121 478,  prej tyre 32.13%  nga vendorët dhe 67.87% nga të huajt.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren, ndërsa, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Gjermania, Shqipëri, Zvicra e vende të tjera.

Sipas raportit që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë muajit gusht të këtij viti në hotelet e qytetit të Prizrenit kanë qënduar 3.360 vizitor vendor dhe 9.989 vizitor të huaj.