AAK pas mosvotimit të Trustit: Qytetari u godit pas shpine, Qeveria të japë dorëheqje

23.06.2022

Ky Projektligj është inicuar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu. Pas mosvotimit të këtij projektligji, ka reaguar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Përmes një komunikate për media, nga AAK-ja kanë shprehur zhgënjim të thellë për dështimin e votimit të projektligjit të Trustit. Po ashtu, nga AAK-ja […]

AAK pas mosvotimit të Trustit: Qytetari u godit pas shpine, Qeveria të japë dorëheqje Foto: Ilustrim

Ky Projektligj është inicuar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu.

Pas mosvotimit të këtij projektligji, ka reaguar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Përmes një komunikate për media, nga AAK-ja kanë shprehur zhgënjim të thellë për dështimin e votimit të projektligjit të Trustit.

Po ashtu, nga AAK-ja kanë vleruar se qytetarët janë goditur pas shpine, ku sipas tyre është në gjendje të vështirë ekonomike dhe se Qeveria e vendit duhet të japë dorëheqje.

Komunikata e plotë:

Grupi parlamentar i AAK-së shpreh zhgënjimin e thellë me mosvotimin e nismës për tërheqje të 30% të kursimeve pensionale.

Varfërimi dhe goditja e vazhdueshme ndaj shtresës së mesme të shoqërisë, dhe atyre në varfëri të skajshme po vazhdon edhe me këtë vendim nga ana e shumicës parlamentare.

Sot, qytetari i Kosovës u godit pas shpine, i cili edhe ashtu është në gjendje të vështirë ekonomike.

AAK do të vazhdojë të jetë përkrah qytetarëve të Kosovës, me bindje dhe votim të politikave në dobi të interesit qytetar.

Sot, Qeveria do të duhej të dorëhiqet!