A po e respektojnë pompat vendimin e qeverisë për uljen e çmimt të naftës? Flet kryeinspektorja

27.06.2022

Në shumicën prej pompave në tabelat informuese, figuron çmimi i përcaktuar në vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. MINT sot në mëngjes ka publikuar çmimet e reja të produkteve të naftës, bazuar në Udhëzimin Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme. Sipas këtij vendimi, çmimet janë si […]

A po e respektojnë pompat vendimin e qeverisë për uljen e çmimt të naftës? Flet kryeinspektorja Foto: Ilustrim

Në shumicën prej pompave në tabelat informuese, figuron çmimi i përcaktuar në vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

MINT sot në mëngjes ka publikuar çmimet e reja të produkteve të naftës, bazuar në Udhëzimin Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme.

Sipas këtij vendimi, çmimet janë si në vijim:
Çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel: 1.85 euro për litër;
Çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinç: 1.74 euro për litër;
Çmimi maksimal i lejuar për produktin Gaz: 0.78 euro për litër.

Vendimi hyn në fuqi sot në ora 10:00, i vlefshëm 24 orë!

Edhe kryeinspektorja e MINT-it, Lebile Haliti ka bërë të ditur se bizneset po e repsketojnë çmimin e naftës, benzinës dhe gazit.

Ajo tha se deri më tani nuk kanë hasur në ndonjë biznes që po refuzohet çmimorja e re e derivateve.

Ndërsa te bizneset që në mëngjes nuk kanë qenë të informuara për këtë vendim, kryeinspektorja tha se kanë fillu menjeherë me vendosjen e çmimeve të reja.

“Inspektorati i tregut sot ka fillu mbikëqyrjen e zbatimit të udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të derivateve dhe sot janë publiku çmimet e para nga Ministria e Tregtisë, njëherë për njëherë gjithçka është në rregull sa i përket tregut.

Bizneset disa fillu menjëherë pas publikimit i kanë rregullu çmimet në përputhje me publikimin. Disa të tjera që s’kanë qenë të informuara janë urdhëruar nga inspektorati i tregut menjëherë mi rregullu. Kjo është duke u respektu pa kundërshtim dhe pa ndonjë problem të theksuar. Deri më tani, nga të dhënat nga tereni, se inspektorët janë në teren nga mëngjesi, nuk kemi ndonjë rast që po refuzohet vendosja e çmimeve”, tha Haliti për Gazetën Express.

Tutje, ajo tregoi se bizneset që nuk e respektojnë çmimoren mund të dënohen me gjobë nga 2 mijë deri në 6 mijë euro.

“Çmimi për mosrepsketim të kufizimit të çmimit të naftës është 2 mijë deri në 6 mijë euro”, tha  kryeinspektorja Haliti.