75 fëmijë të braktisur dhe të keqtrajtuar në Kosovë gjatë vitit 2021
Nga muaji janar 2021 e deri tani, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, 75 raste të braktisjes dhe keqtrajtimit të fëmijëve janë evidentuar. Policia ka thënë se rastet i evidenton dhe emërton bazuar në Kodin Penal. “Policia e Kosovës i evidenton dhe emërton rastet bazuar në Kodin Penal, kështu bazuar në këtë kod, gjatë këtij […]
Nga muaji janar 2021 e deri tani, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, 75 raste të braktisjes dhe keqtrajtimit të fëmijëve janë evidentuar.
Policia ka thënë se rastet i evidenton dhe emërton bazuar në Kodin Penal.
“Policia e Kosovës i evidenton dhe emërton rastet bazuar në Kodin Penal, kështu bazuar në këtë kod, gjatë këtij viti (janar-tetor ) janë evidentuar 75 raste ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’”, thuhet në përgjigjen e policisë për Front Online.
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale tregon arsyet pse po ndodh braktisja e fëmijëve.
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Vebi Mujku, tha se njëra ndër arsyet e braktisjes së fëmijëve është shtatzënia e padëshiruar dhe e pa planifikuar.
“Secili rast e ka arsyen e vetë, dhe secili rast ka edhe specifikat e veta, kryesisht dominon shtatzënia e padëshiruar dhe e paplanifikuar, mungojnë kushtet ekonomike për kujdes ndaj fëmijës, edhe pse ne si QPS i përkrahim materialisht përmes skemës se ndihmës sociale, por kjo shumë është e pa mjaftueshme, mungon përkrahja e familjes për rritje të fëmijës”, tha ai.