6 të vdekur dhe 602 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

13.02.2022

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.584 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 207.216. Në total numri i rasteve aktive është 12.651. Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e […]

6 të vdekur dhe 602 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.584 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 207.216.

Në total numri i rasteve aktive është 12.651.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.246 doza të vaksinës.

Deri më sot 810.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 93.334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.