42 ndërmarrje në Kosovë përfitojnë grante për digjitalizim nga MINTI dhe partnerët ndërkombëtarë

10.03.2026

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka nënshkruar marrëveshje me 42 ndërmarrje përfituese në kuadër të Skemës së Granteve për Digjitalizim.

42 ndërmarrje në Kosovë përfitojnë grante për digjitalizim nga MINTI dhe partnerët ndërkombëtarë Foto: Ilustrim

Kjo skemë realizohet në bashkëpunim me projektin EnInGeP, i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADA), dhe synon të mbështesë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në përmirësimin e proceseve të tyre përmes zgjidhjeve digjitale.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit u theksua rëndësia e digjitalizimit për rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve në Kosovë, duke ndihmuar ndërmarrjet të rrisin efikasitetin, produktivitetin dhe inovacionin, si dhe të përshtaten me kërkesat e tregut modern.

Në këtë ngjarje foli edhe Rita Glavitza, Shefe e Zyrës së Bashkëpunimit Teknik – Zyra Rajonale pranë Ambasadës së Austrisë në Kosovë, e cila theksoi se kjo skemë paraqet një mbështetje të rëndësishme për zhvillimin dhe transformimin digjital të ndërmarrjeve vendore.

Shuma totale e kësaj faze të skemës së granteve për digjitalizim arrin në 150 mijë euro. Ndërmarrjet përfituese do të marrin grante nga 2 mijë deri në 4 mijë euro, varësisht nga shërbimet digjitale që planifikojnë të implementojnë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More