41 inspektime në ndërtimtari, ndalohen 16 vendpunime
22.04.2026
Inspektorati Qendror i Punës ka realizuar 41 inspektime në sektorin e ndërtimtarisë në kuadër të një aksioni të jashtëzakonshëm në gjithë Kosovën.
Sipas raportit 48-orësh, 16 vendpunime janë ndaluar për shkak të shkeljeve të konstatuara ligjore.
Nga ky institucion është bërë e ditur se çdo ndalim i punimeve shoqërohet me kërkesa për kundërvajtje ndaj subjekteve përgjegjëse, të cilat do të procedohen në gjykata.
Autoritetet theksojnë se riinspektimet do të vazhdojnë në ditët në vijim për të verifikuar nëse bizneset kanë eliminuar parregullsitë dhe kanë përmirësuar kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë.
