27 Vjetori i Rënies së Heroit Reshat Muça – Plumbi, Homazhe në Gallushë dhe Therandë
23.03.2026
Me 25 mars 2026, do të shënohet 27-vjetori i rënies së Heroit të Kombit, Reshat Muça – Plumbi.
Në nderim të jetës dhe veprës së tij heroike, janë planifikuar dy aktivitete përkujtimore: ora 13:00 – homazhe te vendi i rënies në Gallushë, dhe ora 14:00 – homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Therandë.
Lavdi Heroit Reshat Muça dhe gjithë Dëshmorëve të Kombit! 🇦🇱
