25 aeroplanë me mërgimtarë nisen të shtunën nga Zvicra drejt Kosovës

Fjolla Hoxha

16.07.2021 / Lajme

Numri i fluturimeve nga Cyrihu dhe Bazeli, drejt Prishtinës ,në nivele rekorde

Raporti i fundit në Aeroportin e Cyrihut, lidhur me fluturimet për ditën e shtunë, drejt Prishtinës tregon nivele rekorde, shkruan albinfo.ch.

Orari i Fluturimeve Ajrore nga Cyrihu njofton se pas rritjes së madhe të kërkesave të udhëtarëve që për pushimet verore duan të udhëtojnë drejt Kosovës, fluturimet ditore në këtë destinacion po arrijnë në nivele rekord.

Siç mund të shihet edhe në grafikën më poshtë, nëntë aeroplanë do të nisen  vetëm nga Cyrihu në ditën e shtunë, drejt Kosovës, gjegjësisht Aeroportit të Prishtinës.

Aeroporti i Cyrihut – Numri i fluturimeve

Nga ana tjetër, edhe në Aeroportin e Bazelit kemi  numër rekord fluturimesh drejt Kosovës.

Vetëm në ditën e shtunë 14 aeroplanë të kompanive të ndryshme, do të udhëtojnë drejt Aeroportit “Adem Jashari” të Prishtinës.

Vlen të theksohet se një rekord i tillë nuk ka qenë më pare i regjistruar në aeroportet e Zvicrës.

Aeroporti i Bazelit – Numri i fluturimeve

Ndërkohë, edhe në Aeroportin e Gjenevës, ndonëse më pak në numër, do të ketë fluturime gjatë ditës së shtunë.

Aeroporti i Gjeneves – Numri i fluturimeve

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit