23 vite nga Masakra e Reçakut

Kosova përkujton sot 23 vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

15.01.2022 / Lajme

23 vite nga Masakra e Reçakut
Foto: Ilustrim

Si sot 23 vite më parë forcat policore dhe ushtarake serbe kryen masakrën më të madhe në Kosovës që njihet si masakra e Reçakut. Pamjet e kësaj masakre u përhapen në të gjithë botën dhe sensibilizuan ndërkombëtarët për të ndërhyrë në luftën mes Serbisë dhe Kosovës.

Ishte shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, ai që pa nga afër këtë masakër dhe alarmoi se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit.


Më 15 Janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur, mes tyre gra e fëmijë. Sot 22 vite më pas liderët e politikës në Kosovës kanë kujtuar vuajtjet e 23 viteve më parë.

Të gjithë liderët politikë kanë bërë homazhe pranë varrezave dhe kanë bërë thirrje për drejtësi.

Historia e masakrës së Reçakut

Më 15 janar 1999 fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 06 e 30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bastisin fshatin.

Banorët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejnë një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë. Forcat policore serbe që ishin futur përmes rrugës kryesore të fshatit kishin arrestuar shumë banorë e më pas i vranë ata.

Mundësi e mirë pune, Fabrika e Mobileve “TE NASERI” kërkon 50 punëtorë!

Fabrika e Mobileve ”Te Naseri” e cila gjendet në Zonën Industriale në Shirokë me një eksperiencë të gjatë në prodhimin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *