2.286 raste aktive me COVID-19 dhe 604 viktima në Kosovë

17.09.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Sipas IKSHPK-së numri i të shëruarve deri më sot në Kosovë është 11.949 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.286. IKSHPK-ja njofton se që nga fillimi i […]

2.286 raste aktive me COVID-19 dhe 604 viktima në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Sipas IKSHPK-së numri i të shëruarve deri më sot në Kosovë është 11.949 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.286.

IKSHPK-ja njofton se që nga fillimi i pandemisë në Kosovë deri më sot janë shënuar 604 viktima nga koronavirus.

Nga të dhënat e IKSHPK-së në Komunën e Suharekës gjatë 24 orëve të fundit nuk është identifikuar asnjë rast me COVID-19, raporton SuharekaOnline.

Numri i rasteve pozitive gjatë ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie dhe jemi më mirë se sa vendet përreth, kështu të paktën thotë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.