178 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 25 në Prizren

17.05.2021

Bazuar në raportet nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjthshme, të shtrirë si pasojë e COVID-19, janë në trajtim 296 pacientë. 178 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 18 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 216 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 158 pacientë: 10 pacientë janë […]

178 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 25 në Prizren Foto: Ilustrim

Bazuar në raportet nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjthshme, të shtrirë si pasojë e COVID-19, janë në trajtim 296 pacientë.

178 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 18 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 216 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 158 pacientë: 10 pacientë janë në gjendje të rënduar, 97 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 130 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 61 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 15 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë, Mjekimi Intensiv-COVID, 10 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 138 pacientë, 8 në gjendje të rënduar, 81 të konfirmuar positive, 86 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 25 pacientë, Spitali i Gjakovës, 23 pacientë, Spitali i Pejës, 35 pacientë, Spitali i Gjilanit, 26 pacientë, Spitali i Ferizajt, 10 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë.