10 milionë euro më shtrenjtë se në vendet tjera, Kosova ende pa ligj që përcakton çmimet e barnave

20.05.2021

Kosova nuk ka ligj i cili përcakton çmimet e barnave. Nga Oda e Farmacistëve të Kosovës për Radio Kosovën kanë thënë se barnat në vend shiten për 10 milionë euro në vit më shtrenjtë sesa në vendet e rajonit. Ndërkaq për dy dekada, në Kosovë nuk ka çmim të unifikuar të barnave. Në fuqi ka […]

10 milionë euro më shtrenjtë se në vendet tjera, Kosova ende pa ligj që përcakton çmimet e barnave Foto: Ilustrim

Kosova nuk ka ligj i cili përcakton çmimet e barnave. Nga Oda e Farmacistëve të Kosovës për Radio Kosovën kanë thënë se barnat në vend shiten për 10 milionë euro në vit më shtrenjtë sesa në vendet e rajonit.

Ndërkaq për dy dekada, në Kosovë nuk ka çmim të unifikuar të barnave. Në fuqi ka qenë një rregullore administrative, e cila nuk ka paraparë unifikimin e çmimit.

Qytetarët e Kosovës paguajnë rreth 10 milionë euro në vit barna më shtrenjtë sesa qytetarët e vendeve të rajonit. Kështu thonë nga Oda e Farmacistëve. Kjo ndodh për shkak se në vend nuk ka unifikim të çmimit të barnave.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, në një bisedë për Radio Kosovën, tha se kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që ta funksionalizojë dhe ta vë në zbatim sa më parë çështjen e rregullimit të çmimit të barnave, derisa shtoi se është hasur në mirëkuptim dhe janë duke pritur lëvizje pozitive nga ministri aktual i Shëndetësisë.

Ai thotë se kanë marrë premtime që shumë shpejt do të fillojë të punojë një grup punues i cili do të përgatisë ligjin për çmimin e barnave në Kosovë. Ndërkohë shton se sa do të marrë kohë kjo çështje, ende nuk dihet.

Në Kosovë janë 1.200 farmacistë të licencuar dhe 650 barnatore. Aktualisht, 10 për qind prej farmacistëve të licencuar e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në institucionet publike, ndërsa pjesa tjetër në institucione private.

Ndërkohë që laramania e çmimeve të barnave nëpër barnatoret e Kosovës, sipas farmacistëve, ka ndikuar që qytetarët të mos kërkojnë cilësi në shërbim të blerjes së barnave, por çmime më të lira.

“Fatkeqësisht ende vazhdon pagesa e çmimeve të bëhet pa ndonjë rregullativë dhe pa udhëzimin për çmime të unifikuara të barnave. Shqetësimi i të gjithë farmacistëve që e kanë shfaqur në odën e farmacistëve, është pikërisht për mos zbatimin e udhëzimit të aprovuar për çmimet e barnave”, tha Jakupi.