ZRrE mbron sërish vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike
Ndonëse Gjykata Themelore ka marrë vendim për masë të përkohshme të tarifave të reja të energjisë elektrike, Fejzullahu e ka mbrojtur vendimin e ZRrE-së për shtrenjtim. Ai ka shtuar se tarifat e reja të energjisë elektrike me çmim të shtrenjtuar janë në fuqi ende, kjo pasi që s’ka vendim të prerë nga Gjykata Themelore dhe […]
Ndonëse Gjykata Themelore ka marrë vendim për masë të përkohshme të tarifave të reja të energjisë elektrike, Fejzullahu e ka mbrojtur vendimin e ZRrE-së për shtrenjtim.
Ai ka shtuar se tarifat e reja të energjisë elektrike me çmim të shtrenjtuar janë në fuqi ende, kjo pasi që s’ka vendim të prerë nga Gjykata Themelore dhe se e kanë shfrytëzuar të drejtën e ankimimt në Gjykatën e Apelit.
Kryetari i Bordit të ZRrE-së ka thënë se kanë marrë vendim të drejtë.
“Kemi marrë vendim të drejtë dhe jemi duke shfrytëzuar të drejtën e ankimimit. Vendimi i Gjykatës Themelore nuk është i formës së prerë, cilindo vendim që të jetë nga Gjykata e Apelit ne do të respektojmë”, tha ai.
Kryetari Fejzullahu në këtë raportim para deputetëve ka paraqitur edhe raportin e punës për vitin 2021, ku ka thënë se sfidë ka qenë kriza energjetike dhe shtrenjtimi i importit të energjisë.
Ai ka shtuar se konsumi në Kosovë është duke u rritur, jo për shkak të industrisë, por për shkak të konsumit shtëpiak.
“Cmimet e importit, sidmos tetor, nënntor dhe dhjetor janë pesëfishuar. Çmimi mestar për import të energjisë gjatë vitit 2020 ka qenë 51 euro, ndërsa në vitin 2021, 119 euro. Konsumi në Kosovë është duke u rritur, jo për shkak të industrisë, por për shkak të konsumit shtëpiak”, shtoi Fejzullahu.