​Sot Dita Botërore e zjarrfikësve

04.05.2022

Në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare në shtetet e tyre ku veprojnë, zjarrfikësit vizitohen nga institucionet dhe mekanizmat shtetërorë, duke i nderuar me mirënjohje, falënderime, por gjithashtu zjarrfikësit demonstrojnë shkathtësitë profesionale që dëshmojnë gatishmërinë emergjente për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në çdo moment. Te ne në Kosovë kjo ditë kalon në heshtje dhe shërbimin […]

​Sot Dita Botërore e zjarrfikësve Foto: Ilustrim

Në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare në shtetet e tyre ku veprojnë, zjarrfikësit vizitohen nga institucionet dhe mekanizmat shtetërorë, duke i nderuar me mirënjohje, falënderime, por gjithashtu zjarrfikësit demonstrojnë shkathtësitë profesionale që dëshmojnë gatishmërinë emergjente për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në çdo moment.

Te ne në Kosovë kjo ditë kalon në heshtje dhe shërbimin e zjarrfikësve e gjen në pozitë shumë të vështirë në të gjitha aspektet.

Dita botërore e zjarrfikësve shënohet çdo 4 maj, e themeluar në vitin 1999 pas vdekjes së pesë zjarrfikësve në një zjarr në Australi.