​Për tri javë të korrikut mbi 132 mijë persona erdhën në Kosovë përmes Aeroportit

23.07.2021

Shumë bashkatdhetarë kanë marrur rrugën për në Kosovë, për t’i kaluar pushimet verore në vendlindjen e tyre. Një numër i madh veçse kanë ardhur, por edhe këto ditë ka fluks të madh të mërgimtarëve për të ardhur në Kosovës si me aeroplan ashtu edhe me vetura. Vetëm në tri javët e para të muajit korrik […]

Shumë bashkatdhetarë kanë marrur rrugën për në Kosovë, për t’i kaluar pushimet verore në vendlindjen e tyre.

Një numër i madh veçse kanë ardhur, por edhe këto ditë ka fluks të madh të mërgimtarëve për të ardhur në Kosovës si me aeroplan ashtu edhe me vetura.

Vetëm në tri javët e para të muajit korrik 132 mijë e 295 persona kanë hyrë në Republikën e Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Po ashtu në këtë periduhë kohore janë regjistuar edhe 55 mijë e 626 dalje, kështu në total i bie që 187 mijë e 921 udhëtarë kanë hyrë e kanë dalur nga vendi duke shfrytëzuar këtë pikë kufitare.

Çdo ditë Aeoporti është i ngarkuar me fluturime të shumta, por ditët kur ka më së shumti fluturime janë dy ditët e fundjavës e që pasohet edhe nga e mërkura.

Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka deklaruar për KosovaPress se këtë fluks udhëtarësh presin ta kenë edhe në javët në vazhdim.

Sipas Garës, rreth 80% e atyre që kanë ardhur këtë kohë në Aeroportin e Prishtinës janë emigrantë të cilët po kalojnë pushimet verore në Kosovë.

“Në presim një trend të njëjtë edhe gjatë ditëve në vijim, po ashtu edhe gjatë sezonit, sa i përket muajit korrik që nga data 1 deri më datën 20 korrik kemi pasur diku rreth 187 mijë udhëtarë (në total). […] Siç e dini pjesa më e madhe e udhëtarëve tanë apo 80% e udhëtarëve tanë janë udhëtarë nga diaspora të cilët vijnë për vizitë tek familjet e tyre” u shpreh Gara.

Gara shprehet se për mbikëqyrjen e respektimit të masave anti-Covid kujdeset Policia e Kosovës.

“Sa i përket rregullave apo testeve të cilat kërkohen nga Qeveria e Kosovës, atëherë autoritetet përgjegjës për kontrollimin e këtyre dokumentacionit në ardhje është Policia e Kosovës,” u shpreh ajo”, deklaroi ajo.