​Miratohet në parim Projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

19.10.2021

Ky Projektligj është miratuar me 63 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Po ashtu, në Kuvend sa i përket këtij projektligji, ka thënë se ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ky projektligj rregullon procedurat e dërgimit dhe tërheqjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit. “Ky ligj ka për qëllim […]

​Miratohet në parim Projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë vendit Foto: Ilustrim

Ky Projektligj është miratuar me 63 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu, në Kuvend sa i përket këtij projektligji, ka thënë se ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ky projektligj rregullon procedurat e dërgimit dhe tërheqjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit.

“Ky ligj ka për qëllim të rregullojë procedurat e dërgimit dhe tërheqjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, mënyra dhe këto procedura janë në përputhje me misionin aktual të Forcës së Sigurisë së Kosovës që të jetë e gatshme me marrë pjesë në operacione ndërkombëtare.

Siç e dini FSK me bazën ligjore aktuale me marrëveshje bilaterale me vende partnere ka marrë pjesë në disa misione humanitare, stërvitje, ushtrime të përbashkëta jashtë vendit.

Me krenari e them se aktualisht jemi në misione paqeruajtëse aktual krahë për krahë ushtrisë Amerikane në Kuvajt, si dhe me plane konkrete për misionet e ardhshme jashtë vendit”, tha ai.