​Kurti: Reforma në arsim do të fillojë nga çerdhet deri te edukimi i lartë

07.03.2022

Në seancën e Kuvendit që i dedikohet Ditës së Mësuesit, kreu qeveritar tha se krahas reformave, edukimi duhet të jetë i lidhur edhe me tregun e punës. “Reforma jonë duhet të fillojë nga çerdhet, ato që i kemi dhe që nuk i kemi dhe të vazhdojë me shkollat fillore dhe të mesme dhe deri tek […]

​Kurti: Reforma në arsim do të fillojë nga çerdhet deri te edukimi i lartë Foto: Ilustrim

Në seancën e Kuvendit që i dedikohet Ditës së Mësuesit, kreu qeveritar tha se krahas reformave, edukimi duhet të jetë i lidhur edhe me tregun e punës.

“Reforma jonë duhet të fillojë nga çerdhet, ato që i kemi dhe që nuk i kemi dhe të vazhdojë me shkollat fillore dhe të mesme dhe deri tek edukimi i lartë që e dëshirojmë. Hapi tjetër, patjetër që duhet të jetë edukimi i lidhur me tregun e punës. Edukimi nuk mund të jetë cilësor nëse ai nuk siguron një vend pune për qytetarin e Republikës. Rrjedhimisht duhet të lidhim edukimin profesional te të rinjve me kërkesat e tregut në ekonomi”, tha ai.

Kurti, para deputetëve, tha se Kosovës i nevojitet një epope e arsimit.

“Si çdo komb edhe ne duhet asgjë më pak se një epope e arsimit. Një epope që e shpall arsimin. Ashtu siç epopeja e që e përkujtuam pardje, dje dhe sot, si epopeja e lavdishme që na shpalli vullnetin për liri, çlirim bashkim dhe pavarësi. PO ashtu na lypet një epope që na ngjallë inteligjencën, vendosjen e vullnetit në racionalitet”, tha ai.

Në mesin edhe të veteranëve të arsimit, Kurti tha se një shtet nuk mund të ecë në mënyrë afatgjatë në ekonomi dhe politikë, po nuk eci në arsim.

“Jam i vetëdijshëm se një shtet dhe një shoqëri nuk mund të ecë në një mënyrë afatgjatë në ekonomi dhe politikë, po nuk eci përpara në arsim. Çdo sukses në ekonomi dhe politikë nëse nuk shoqërohet me një arsim të lartë është se nevojat e përditshme është sukses i përkohshëm”, tha ai.