Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Në të gjithë Kosovën do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut. Ceremonia e homazheve filloi në orët e mëngjesit me nderime te varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz dhe Memoriali i dëshmorëve në Marinë. Një aktivitet rekreativ “Meeting offRoad Drenica” do të mbahet në Skenderaj. […]
Në të gjithë Kosovën do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Ceremonia e homazheve filloi në orët e mëngjesit me nderime te varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz dhe Memoriali i dëshmorëve në Marinë. Një aktivitet rekreativ “Meeting offRoad Drenica” do të mbahet në Skenderaj.
Me rastin e Epopesë së UÇK-së do të hapet instalacioni me fotografi dhe video, si dhe do të mbahet një akademi përkujtimore.
Manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” përfundon nesër me ndezjen e zjarreve në Prekaz.