Biblioteka “Hajdin Berisha” në Suharekë, shifrat inkurajuese, por leximi mbetet prioritet

17.04.2025

Edhe pse kënaqësia në lexim mund të jetë rritur disi gjatë periudhës së pandemisë, është thelbësore të mos ulet vëmendja në inkurajimin e mëtejshëm të këtij zakoni jetik.

Në raportin statistikor të Bibliotekës “Hajdin Berisha” në Suharekë për tremujorin e parë të vitit 2025, ky institucion ka regjistruar 692 lexues, duke lexuar gjithsej 2026 libra. Një vëmendje e veçantë i kushtohet sektorit të fëmijëve, i cili vazhdon të jetë aktiv.

Sektori i Fëmijëve shënon këto të dhëna:

  • 492 lexues të regjistruar
  • 1316 libra të ndërruara

Këto shifra tregojnë një angazhim të madh të gjeneratës së re me botën e librit, duke kultivuar që në moshë të hershme dashurinë për leximin dhe dijen.

Edhe Sektori i të Rriturve ka këto të dhëna:

  • 200 lexues të regjistruar
  • 710 libra të ndërruara

Përveç huazimit të librave, biblioteka shërben edhe si një qendër e rëndësishme për studim dhe kërkim. Këtë e dëshmon numri i konsiderueshëm i lexuesve që kanë shfrytëzuar sallat e leximit, duke arritur në 808.

Një lajm i mirë për frekuentuesit e bibliotekës është edhe pasurimi i vazhdueshëm i fondit të librave. Gjatë kësaj periudhe, 35 tituj të rinj janë shtuar në koleksion, duke ofruar mundësi të reja leximi për të gjithë lexuesit.