Itali, sekuestrohen 196 kilogramë marijuanë me origjinë nga Zvicra, vlera 1.93 milionë CHF

14.11.2023

Një 53-vjeçar polak po transportonte drogë me vlerë 2 milionë euro (1.93 milionë CHF) nga Zvicra në Republikën Çeke për shitje në Itali. Garda Financiare italiane sekuestroi 196 kilogramë marijuanë në një furgon në verilindje të Italisë, pranë kufirit austriak. Një 53-vjeçar polak është arrestuar. Droga, me vlerë 2 milionë euro, fillimisht ishte transportuar nga Zvicra në […]

Itali, sekuestrohen 196 kilogramë marijuanë me origjinë nga Zvicra, vlera 1.93 milionë CHF Foto: Ilustrim

Një 53-vjeçar polak po transportonte drogë me vlerë 2 milionë euro (1.93 milionë CHF) nga Zvicra në Republikën Çeke për shitje në Itali.

Garda Financiare italiane sekuestroi 196 kilogramë marijuanë në një furgon në verilindje të Italisë, pranë kufirit austriak. Një 53-vjeçar polak është arrestuar. Droga, me vlerë 2 milionë euro, fillimisht ishte transportuar nga Zvicra në Republikën Çeke dhe kishte si destinacion shitjen në Itali.

Furgoni u pa të hënën mbrëma gjatë një postblloku në një portë pagese të autostradës në rajonin Friuli-Venezia Giulia, njoftoi agjencia italiane e lajmeve Adnkronos. Ngarkesa e kanabisit ishte e paketuar në 176 pako.

Nga hetimet rezultoi se droga e kishte origjinën nga Zvicra, e cila transportohej në Çeki dhe më pas në Itali.

Shoferi polak u la i lirë, pasi nuk plotësonte kushtet për burgim. Ai do të përgjigjet për import të lëndëve narkotike.