Itali, humb jetën fëmija shqiptar 7-vjeçar në një aksident trafiku

23.10.2025

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur zonën e Bolonjës, ku një djalë shtatëvjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pas një përplasjeje ballë për ballë mes dy automjeteve.

Itali, humb jetën fëmija shqiptar 7-vjeçar në një aksident trafiku Foto: Ilustrim

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmë, rreth orës 21:00, në rrugën Porrettana, në Lovoleto – një fshat i komunës Granarolo dell’Emilia, raporton platforma urgjent.com.

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë një Volkswagen Corrado dhe një Renault Clio, që u përplasën drejtpërdrejt në një kthesë të rrugës. Në njërën prej makinave, Volkswagenin, ndodheshin babai 34-vjeçar dhe djali i tij 7-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare dhe banues në Minerbio. Fatkeqësisht, fëmija humbi jetën në vend, ndërsa babai u plagos.

Hetimet fillestare sugjerojnë se një nga automjetet, duke tentuar të shmangte një motoçikletë që po hynte në një stacion karburanti, ka kaluar në korsinë e kundërt, duke shkaktuar përplasjen fatale. Si pasojë, të dy makinat përfunduan jashtë rrugës.

Shoferi i Renault Clio-s, një 20-vjeçar, është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital. Në vendin e ngjarjes ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës së 118-ës dhe karabinierët e Kompanisë San Lazzaro di Savena, të cilët po hetojnë rrethanat e sakta të aksidentit.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe dinamikën e plotë të ngjarjes që i mori jetën fëmijës shqiptar.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More