Itali, dy shqiptarë të vdekur dhe një i lënduar rëndë pas aksidentit

17.03.2024

Dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti me veturë në Itali.

Itali, dy shqiptarë të vdekur dhe një i lënduar rëndë pas aksidentit Foto: Ilustrim

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë pas orës 22:00 në Via Casilina.

Mediumi italian RomaToday shkruan se vetura e tipit BMW e cila drejtohej nga një shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugë duke u përmbysur. Si pasojë e përplasjes, mjeti ka shpërthyer në flakë.

I lënduari, gjatë rrokullisjes së mjetit, ka dalë jashtë tij, duke i shpëtuar djegies.

Po ashtu raportohet se kjo makinë ishte e vjedhur, por nuk dihen më shumë detaje.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit dhe ambulancat të cilat nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse konfirmojnë vdekjen e të dyve.

Personi i lënduar është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa trupat u dërguan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata ku u identifikuan nga gjurmëve të gishtërinjve.

Sipas asaj që bëri me dije policia, në makinë u gjetën mjete për vjedhje.