Itali, aksident tragjik, furgoni godet për vdekje të riun shqiptar

02.03.2024

Një shqiptar humbi jetën, në një aksident tragjik një ditë më parë në Itali.

Itali, aksident tragjik, furgoni godet për vdekje të riun shqiptar Foto: Police officers stand guard on October 3, 2020 outside the courthouse of Catania, Sicily, as head of the far-right Lega party and Italian senator, Matteo Salvini undergoes a preliminary hearing over allegedly illegally detaining migrants at sea while he was a government minister in July 2019. (Photo by Alberto PIZZOLI / AFP)

21-vjeçari u përplas nga një furgon që drejtohet nga një 41-vjeçar në zonën e komunës Terracina, në provincën Latina, shkruajnë mediat italiane.

Sipas dëshmisë, fillimisht shoferi kuptoi se përplasi diçka. Pasi ndaloi, ai kërkoi rreth vendngjarjes dhe mes bimëve dhe shkurreve gjeti trupin e pajetë të viktimës, që u identifikua më pas.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Shoferi u ndalua dhe është vënë nën hetim, ndërkohë që sipas policisë, ai rezultoi negativ në testin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.