Itali, 3-vjeçari shqiptar vdes në gjumë, motra e gjeti pa shenja jete

13.02.2024

Një 13-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit në Traversetolo, në provincën e Parmës në Itali.

Itali, 3-vjeçari shqiptar vdes në gjumë, motra e gjeti pa shenja jete Foto: Ilustrim

Ka qenë motra 17-vjeçare që ka bërë zbulimin tragjik mëngjesin e sotëm para orës 08:00 në dhomën e gjumit të vëllait të saj të vogël.

Sipas mediave italiane, familja thirri menjëherë ndihmë, por nuk mund të bëhej asgjë për 13-vjeçarin.

Automjeti mjekësor dhe ambulanca e Kryqit Blu ndërhynë në vendngjarje, në një shtëpi në via Cantini, në qendër të qytetit.

Hetimet i janë besuar policisë. Vdekja mund të jetë shkaktuar nga një goditje kardiake që e ka goditur trembëdhjetë vjeçarin në gjumë. Autopsia do të sqarojë shkakun e vdekjes. Jonson ndoqi klasën e tetë në institutin Manzoni në Traversetolo.

Është kryebashkiaku Simone Dall’Orto që u shpreh “ngushëllimet dhe afërsinë e gjithë vendit familjarëve për vdekjen tragjike dhe të parakohshme”.