I kërkuar për 17 vjedhje në Gjermani, 42 vjeçari shqiptar kapet në Itali

para 40 dite

Në një operacion të suksesshëm të karabinierëve italianë, një shtetas shqiptar 42-vjeç është arrestuar pas një ndjekjeje të tensionuar në zonën e Ravenës.

I kërkuar për 17 vjedhje në Gjermani, 42 vjeçari shqiptar kapet në Itali

Në momentin e kapjes, ai kishte në dorë një urdhër arresti evropian i lëshuar nga Gjermania për një dënim prej 5 vjet e 11 muaj burg për 17 vjedhje banesash.

Më tej, gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia zbuloi një sasi të konsiderueshme parash të gatshme, bizhuteri dhe sende me vlerë të konsiderueshme, duke përfshirë gurë të çmuar, me një vlerë totale prej rreth 10 mijë euro. Këto objekte dyshohet të jenë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale.

Arrestimi i shtetasit shqiptar erdhi në kulmin e një operacioni të planifikuar për të kontrolluar zonat më të izoluara të rajonit. Gjatë patrullimit, karabinierët vërejtën një automjet që kryente manovra të dyshimta. Pas urdhrit për të ndaluar, shoferi përshpejtoi dhe u përpoq të largohet. Pas një ndjekjeje të gjatë dhe të rrezikshme, tre persona braktisën automjetin dhe u arratisën në këmbë.

Falë një operacioni të koordinuar, karabinierët arritën të bllokojnë shoferin. Gjatë transportit në kazermë, i arrestuari u përpoq përsëri të largohet duke sulmuar fizikisht efektivët.

Pas identifikimit përmes gjurmëve të gishtëve, u konfirmua se shtetasi shqiptar ishte i shpallur në kërkim në bazë të urdhrit të arrestit evropian. Ai u shoqërua në burgun e Ravenës, në pritje të procedurave të ekstradimit në Gjermani.

Etiketat

Ofertat e fundit