Specialja i përdor grafitet kundër Fadil Gecit si arsye për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit

para 12 dite

Grafitet denigruese të shkruara në Prishtinë kundër Fadil Gecit, vëllait të ish-komandantit të UÇK-së, Gani Geci, kanë marrë një tjetër dimension.

Specialja i përdor grafitet kundër Fadil Gecit si arsye për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit

Sipas një raportimi të lajmi.net, këto grafite po përdoren si argument nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe për të argumentuar se ekziston një klimë e gjerë e intimidimit të dëshmitarëve në Kosovë.

Çfarë thotë Prokuroria e Hagës?

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) pohojnë se veprimet e intimidimit ndaj Fadil Gecit janë një shembull i qartë i klimës së frikësimit që po përjetojnë dëshmitarët në Kosovë. Sipas tyre, kjo klimë e frikës është një pengesë serioze për një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm.

LEXO EDHE:  Gjykata Speciale konfirmon aktakuzën për pengim të drejtësisë kundër Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Kilajt e Smakajt

ZPS po përmban në argumentet e tyre edhe vendime të mëparshme të trupave gjykuese në raste të tjera, të cilat kanë konstatuar një klimë të ngjashme të frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë. Këto vendime theksojnë se mbrojtja e dëshmitarëve është një çështje shumë serioze dhe se duhet të merren masa për të siguruar që dëshmitarët të ndihen të sigurt për të dëshmuar.

Etiketat