Një muaj paraburgim për të dyshuarin për spiunazh, Bojan Jevtiq

18.07.2025

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Bojan Jevtiq, i dyshuar për veprën penale të spiunazhit dhe armëmbajtjes pa leje.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për spiunazh, Bojan Jevtiq Foto: Ilustrim

Jevtiq, i cili më parë shërbente si zyrtar në Policinë e Kosovës, është ndaluar pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit nga gjykata, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, është vlerësuar se paraburgimi është masa më adekuate në këtë rast, për shkak të rrezikut të ikjes dhe shmangies nga drejtësia.

“Ekziston rreziku i ikjes, mund t’i shmanget procedurës penale dhe se i njëjti do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, duke qenë se dyshohet për vepër penale të rrezikshmërisë së lartë, përkatësisht spiunazh, si dhe duke marrë për bazë faktin se cenon sigurinë kombëtare, jetën e zyrtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në arsyetimin e gjykatës.

Gjykata po ashtu ka theksuar se lënia në liri e të dyshuarit mund të ndikojë në prova dhe dëshmitarë, si dhe ekziston rreziku që ai të përsërisë veprën penale ose të kryejë vepra të tjera në rrethana të ngjashme.

“Pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është i domosdoshëm për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale”, ka njoftuar gjykata.

Palët e pakënaqura me këtë vendim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More