I akuzuari për krime lufte ballafaqohet me dëshmitarë në Gjykatë

06.03.2024

Në Gjykatën Themore të Prishtës është mbajtur seanca e radhës ndaj Ekrem Bajroviqit, i njëjti i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë viteve 1998-1999, në Komunën e Istogut dhe fshatrave përreth.

I akuzuari për krime lufte ballafaqohet me dëshmitarë në Gjykatë Foto: Ilustrim

Sipas aktakuzës, Bajroviq ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës dhe trajtimit në mënyrë çnjerëzore të popullatës civile.

Këto veprime akuzohet t’i ketë kryer si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe në mënyrë individuale si dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë.

Bajroviq gjatë ditës së sotmë është ballafaquar me rrëfimin e Rafije dhe Naim Elshani.