LVV
PDK
LDK
AAK

Gjykata refuzon masën e paraburgimit për pronarin e qenit që sulmoi nxënësit në Suharekë

para 19 dite

Gjykata Themelore në Prizren ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së paraburgimit të pronarit të qenit që i sulmoi nxënësit në Suharekë.

Gjykata refuzon masën e paraburgimit për pronarin e qenit që sulmoi nxënësit në Suharekë

Kësisoj, Gjykata ka bërë të ditur se personit në fjalë i është caktuar masa e ‘Arrestit Shtëpiak’, e cila mund të vlejë deri më datën 22.02.2025.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka ardhur në përfundim se masa e arrestit shtëpiak është masë adekuate për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë hetimore/paraprake, dhe si Gjykatë sipas detyrës zyrtare duhet të ketë parasysh dhe të sigurohet që mos mos zbatojë masën më të rëndë kur mjafton masa më e butë siç është në rastin konkret arresti shtëpiak”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar masën e paraburgimit dhe seanca dëgjimore është mbajtur sot.

Ndryshe, dy nga katër nxënësit që u lënduan kanë marrë plagë më serioze dhe njëri po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Etiketat

Ofertat e fundit