E pranon fajsinë, Millosh Antoviq dënohet me 5 vite burgim për sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

04.08.2025

Millosh Antoviq, i njohur me nofkën “Xhaja”, është dënuar me 5 vjet burgim dhe me një gjobë prej 30 mijë eurosh, për përfshirjen e tij në sulmet e ndodhura para dy vitesh në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it.

E pranon fajsinë, Millosh Antoviq dënohet me 5 vite burgim për sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan Foto: Ilustrim

Vendimi është marrë pas pranimit të fajësisë nga ana e Antoviqit, i cili ka pranuar se ka qenë pjesë e një turme që ka kryer vepra penale, ka sulmuar persona zyrtarë dhe ka vepruar në mënyrë huligane.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tij më 30 mars të këtij viti, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendje të madhe publike për shkak të natyrës së rëndë të ngjarjes dhe cenimit të sigurisë së forcave paqeruajtëse në veri të vendit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More