Gjermania, Scholz: Nuk pritet një zgjidhje e shpejtë për numrin e azilkërkuesve

07.03.2024

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrat e landeve të vendit besojnë se Gjermania është në rrugën e duhur për sa i përket politikës së migracionit, por nuk presin që numri i azilkërkuesve të regjistrojë rënie shpejt.

Gjermania, Scholz: Nuk pritet një zgjidhje e shpejtë për numrin e azilkërkuesve Foto: Ilustrim

“Ndryshimet themelore janë nisur tashmë në muajt e fundit”, tha sot Scholz pas një takimi me kryeministrat në Berlin.

“E vetmja gjë për të bërë tani është të qëndrojmë gjithmonë në krye të çështjes për kufizimin e migracionit të parregullt”, shtoi ai.

Kryeministri i shtetit të Hesen, Boris Rhein, tha se ai personalisht e konsideronte të ligjshëm diskutimin për një kufi të sipërm për azilkërkuesit.

Në mbledhjen e qershorit, qeveria do të prezantojë edhe rezultatet e shqyrtimit të procedurave të azilit në vendet jashtë BE-së.