Gjermania do të mbështesë Ukrainën me 180 mijë predha

02.04.2024

Gjermania ka premtuar 180 mijë predha artilerie si pjesë e një nisme të udhëhequr nga Çekia për t’i siguruar Ukrainës më shumë municion.

Gjermania do të mbështesë Ukrainën me 180 mijë predha Foto: Ilustrim

Ministria gjermane e Mbrojtjes ka bërë të ditur se predhat do të kushtojnë 576 milion euro, shkruan Sky News.

Kjo sipas ministrisë është një shtesë e një pakete ndihme prej 478 milion mijë për Kievin e njoftuar së fundmi nga Ministri gjerman Mbrojtjes, Boris Pistorius.