Gjermani, me dhjetra mijëra qytetarë protestojnë kundër planit për dëbimin e të huajve

26.01.2024

Më shumë se 30.000 njerëz dolën në rrugë në disa vende në Gjermani të enjten në mbrëmje në demonstrata kundër ekstremizmit të krahut të djathtë.

Gjermani, me dhjetra mijëra qytetarë protestojnë kundër planit për dëbimin e të huajve Foto: Ilustrim

Sipas raporteve të policisë, në Wiesbaden kishte të paktën 12.000 pjesëmarrës. Në Hagen, Siegen dhe Mönchengladbach demonstruan gjithsej 15.000 njerëz.

Në protesta deri tani, kanë marrë pjesë rreth 1 milion vetë: ministria e Brendshme foli për 900.000, organizatorët për 1,4 milionë vetë.

Protestat më masive qenë në datat 19.01., 20.01. dhe 21.01. Por ato vazhdojnë: 15.000 vetë kanë protestuar ditët e fundit në landin e Rinit-Verior Vestfalisë (NRW).

Në Rostock janë tubuar 6500 demonstrues në qendër të qytetit.

Tubime kundër ekstremizmit të djathtë dhe qëndrimeve të partisë AFD për dëbimin e njerëzve me prejardhje të huaj do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme në mbarë Gjermaninë.