Gjermani, grabitën bizhuteri gati një milion euro, policia në kërkim të një kosovari dhe serbi

28.07.2025

Një grabitje spektakolare e orëve Rolex, e cila i ka tronditur autoritetet në Würzburg të Gjermanisë, ka marrë një kthesë të re.

Gjermani, grabitën bizhuteri gati një milion euro, policia në kërkim të një kosovari dhe serbi Foto: Ilustrim

Policia ka identifikuar dy grabitësit profesionistë përgjegjës për rrëmbimin e dy punonjëseve të një dyqani Rolex dhe vjedhjen e mallrave me vlerë gati një milion euro.

Ngjarja ndodhi në Rosenmontag, kur Racip Sabanovic (58) dhe një bashkëpunëtor i tij morën peng dy punonjëse të dyqanit Rolex. Ata i detyruan gratë të udhëtonin disa kilometra nëpër qytet, me qëllim që të merrnin me forcë çelësat e dyqanit. Përfundimisht, grabitësit arritën të largoheshin me një pre të konsiderueshme.

Komisioni hetimor “Schmuck” në Würzburg ka bërë publike identitetin e dy kriminelëve. Ata janë Ibush Dërmaku (55) dhe Racip Sabanovic (58). Policia ka theksuar disa shenja dalluese që mund të ndihmojnë në kapjen e tyre: Dërmaku ka një ndryshim ngjyre në rrëzë të hundës (Muttermal), ndërsa Sabanovic ka një sy prej qelqi dhe një tatuazh kokë pantere në gjoks.

Fati i keq për grabitësit ishin kamerat e sigurisë, të cilat i shërbyen si dëshmi kyçe. “Kjo ishte një lojë fati për ne,” tha, Willmut Hornung, duke theksuar se hetuesit kanë shqyrtuar me muaj të tërë regjistrimet video mes dyqanit të bizhuterive në Domstrase dhe lagjes Grombühl, ku burrat e armatosur kishin rrëmbyer dy punonjëset pas orarit të punës.

Martirizimi i dy punonjëseve zgjati tre orë. Gjatë kësaj kohe, sipas hetimeve, grabitësit, një kosovar dhe një serb, arritën të merrnin çelësat e dyqanit. Rreth orës 22:30, ata hynë në dyqan dhe morën orë dhe bizhuteri me vlerë afër një milion euro.

Shefi i hetimit, Reiner Rügamer, shpjegoi se “ne supozojmë se gratë ishin aq të frikësuara saqë do të kishin bërë gjithçka për të mbrojtur dhe shpëtuar jetën e tyre, gjë që në këtë rast ka qenë edhe prioritare.”

Gjatë analizimit të pamjeve video, oficerët e policisë kuptuan shpejt se kishin të bënin me profesionistë. Drmaku dhe Sabanovic kishin precedentë penalë, duke përfshirë trajtimin e tyre nga shërbimet e identifikimit në Austri.

Një bashkëpunëtore e dyshuar (57) e grabitjes tashmë ndodhet në paraburgim që nga muaji maj, pasi u kap gjatë një kontrolli trafiku në Belgjikë.

Për Kryekomisarin Kriminal Reiner Rügamer, ky rast i pazakontë është i fundit në karrierën e tij të gjatë dhe ai dëshiron me çdo kusht ta zgjidhë para pensionimit. Për të ndihmuar në këtë, është ofruar një shpërblim prej 5000 eurosh për çdo informacion që çon në kapjen e të dyshuarve.

Rasti spektakolar do të prezantohet gjithashtu në emisionin e ZDF, “Aktenzeichen XY … ungelöst” të mërkurën e ardhshme, me shpresën se do të gjenerohen më shumë informacione nga publiku.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More