Gjermani, autobusi që transportonte dhjetëra nxënës doli nga rruga dhe u përmbys – detaje dhe pamje

22.04.2024

Në një autostradë pranë Wenden midis Freudenberg dhe Olpe të dielën në mëngjes, një autobus që transportonte 67 nxënës doli nga rruga dhe u përmbys.

Gjermani, autobusi që transportonte dhjetëra nxënës doli nga rruga dhe u përmbys – detaje dhe pamje Foto: Ilustrim

Si pasojë, siç kanë raportuar mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të lënduar kanë mbetur 27 nxënës dhe drejtuesi i autobusit.

Autoritetet kanë thënë se bëhet fjalë për nxënës dhe mësues nga një shkollë në Marburg, si dhe shoferin.

Siç raportohet më tej, katër nga nxënësit u lënduan aq rëndë sa iu desh të kalonin natën në spital ndërkohë që të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta.

Sipas policisë së Dortmundit, të rinjtë e lënduar janë 14 dhe 15 vjeç ndërsa me plagë të lehta në spital është dërguar edhe drejtuesi i autobusit – një 54-vjeçar.

Po sipas autoriteteve, pasi të gjithë pasagjerët në autobus kishin lidhur rripat e sigurimit dhe si rezultat nuk kishte të tillë me fatalitet.