Gjermani, arrestohen 10 të dyshuar për kontrabandë me njerëz

17.04.2024

Zyra e prokurorit publik të Dyseldorfit arrestoi 10 të dyshuar në një bastisje në shkallë të gjerë në tetë shtete gjermane kundër një bande ndërkombëtare kontrabande të mërkurën.

Gjermani, arrestohen 10 të dyshuar për kontrabandë me njerëz Foto: Ilustrim

Më shumë se 1,000 policë federalë dhe prokurorë publikë u përfshinë në operacion dhe u kontrolluan 101 ambiente banimi dhe biznesi, duke përfshirë dy firma ligjore, tha Drejtoria Federale e Policisë në Sankt Augustin pranë Bonit.

Duke përfituar nga rregullat e veçanta për punëtorët e huaj të kualifikuar, banda e dyshuar e kontrabandës mësohet se ka marrë leje qëndrimi për rreth 350 shtetas të huaj, kryesisht kinezë, në këmbim të shumave 5 dhe 6-shifrore euro.

Bastisjet u zhvilluan në North Rhine-Westfalen, Schleswig-Holstein, Hamburg, Berlin, Hesse, Rheinland-Pfalz, Baden-Württemberg dhe Bavari.

Sipas gazetës Bild, ka dyshime se punonjës të disa zyrave të emigracionit janë korruptuar.

Fokusi i hetimeve ishte në North Rhine-Westphalia, ku u arrestuan 10 të dyshuarit. Mes tyre ishin edhe dy avokatë. 

A konsiderohet vërtet kontrabandë marrja e lejeve të qëndrimit?

Në Gjermani ‘kontrabanda’ përkufizohet si akti i ndihmës së njerëzve për të hyrë ilegalisht në vend, zakonisht për para. Kjo përfshin ofrimin e shërbimeve të transportit, dokumenteve false, organizimit të udhëtimit ose akomodimit. 

Hyrja dhe qëndrimi i paautorizuar dënohen sipas Aktit të Vendbanimit. Kushdo që banon në vend pa lejen e kërkuar të qëndrimit duhet të largohet me ligj. Kontrabanda tregtare dënohet me burgim nga një deri në 15 vjet.

Në vitin 2022, Zyra Federale e Policisë Kriminale dhe Policia Federale regjistruan 4,936 raste të kontrabandës në Gjermani – një rritje prej gati 30 për qind krahasuar me një vit më parë. 

Vitet e fundit ka pasur një rritje të mprehtë të ’emigrimit të parregullt’ në Evropë. Në raportin për kontrabandën e vitit 2022 thuhet se autorët vepruan “me shumë profesionalizëm dhe fleksibilitet” dhe vunë re një gatishmëri në rritje të autorëve për të marrë rreziqe.