Arrestohet shqiptari për mashtrimin e 1.3 milionë euro në Gjermani

23.01.2024

Raportohet se tashmë është arrestuar për llogari të autoriteteve gjermane, një 26-vjeçar shqiptar në Itali. Në raportin e policies gjermane dhe asaj italiane thuhet se i riu shqiptar ishte shpallur në kërkim për mashtrim me kriptovaluta në vlerë rreth 1.3 milionë euro. Mësohet se 26-vjeçari ishte larguar nga Tirana disa muaj më parë për t’u […]

Arrestohet shqiptari për mashtrimin e 1.3 milionë euro në Gjermani Foto: Symbolbild: Bundespolizei

Raportohet se tashmë është arrestuar për llogari të autoriteteve gjermane, një 26-vjeçar shqiptar në Itali.

Në raportin e policies gjermane dhe asaj italiane thuhet se i riu shqiptar ishte shpallur në kërkim për mashtrim me kriptovaluta në vlerë rreth 1.3 milionë euro.

Mësohet se 26-vjeçari ishte larguar nga Tirana disa muaj më parë për t’u fshehur në Crocetta del Montello, pasi në vendlindje kishte punuar në një kompani e cila mashtronte shtetas gjermanë.

Në Itali i riu kishte krijuar lidhje me një vajzë, si dhe kishte gjetur edhe punë.

Shqiptari mësohet se aktualisht ndodhet i mbyllur në burgun Santa Bona, në pritje të ekstradimi, ndërsa thuhet se dënimi i tij në Gjermani, mund t’i kushtojë 26-vjeçarit deri në 15 vjet burg.