Zbriten çmimet e shitjes me shumicë në Gjermani, hera e parë që nga viti 2020

  • 17.05.2023
Zbriten çmimet e shitjes me shumicë në Gjermani, hera e parë që nga viti 2020

Çmimet e shitjes me shumicë në Gjermani shënuan rënie në prill për herë të parë që nga fundi i vitit 2020.

Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave (Destatis), këto çmime ranë me 0.5 për qind në bazë vjetore, duke shënuar një kthesë të rënies pas 27 muajsh radhazi rritjeje.

Deri te rënia erdhi kryesisht për shkak të rënies vjetore prej 15.7 për qind të çmimeve të produkteve të naftës minerale.


“Ndikim të madh në ndryshimin e normës vjetori pati ulja e skrapit dhe mbeturinave me 31.5 për qind, drithërat, duhani i papërpunuar, farërat dhe ushqimi me 25.2 për qind, xehet, metalet dhe produktet metalike gjysmë të gatshme me 20.5 për qind dhe produktet kimike me 5.4 për qind”, thekson Destatis.

Nga ana tjetër, krahasuar me vitin e kaluar u rritën çmimet e frutave, perimeve dhe patateve me 22 për qind, materialet dhe elementet e ndërtimit me 13.9 për qind dhe kafshët e gjalla me 11.4 për qind.

Gjatë muajit mars, inflacioni vjetor i shitjes me shumicë arriti në 2 për qind. Në bazë mujore, inflacioni i çmimeve të shitjes me shumicë ra me 0.4 për qind në muajin prill. 

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë